ISP publikon disa të dhëna interesante sa i takon efektivitetit të deputetëve në rang qarqesh.
Një kalkulim i angazhimit të deputetëve sipas qarqeve, rezulton se ka pak diferenca nga i njëjti klasifikim i vitit të kaluar. Ndryshimi i vetëm është kalimi i deputetëve të qarkut Berat në krye të listës me përqindjen më të lartë të efikasitetit (me mesatare 38,7 pikë), ndjekur nga Gjirokastra, ndërkohë që më parë kanë qenë dominues deputetët e qarkut Fier.
Në listën kritike të deputetëve më pak efektivë vijojnë të jenë deputetët e qarkut Shkodër dhe Lezhë, me mesatare 25,1 dhe 25,2 pikë, me diferencë të dukshme nga qarku tjetër më i afërt, ai i Durrësit me mesatare 29,2 pikë për deputet.