Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Ja pse nuk mund të votojmë Lindita Nikollën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkruan Edlira Gjoni

“Nuk mund të votojmë zonjën Lindita Nikolli për arsyet e mëposhtme:

1- Nën drejtimin e saj, sistemi arsimor shqiptar humbi x mijë studentë, x-qind mësues të kualifikuar që nuk e fituan dot vendin e punës për shkak se nuk ishin pjesë e PS-së.

2- Me firmën e saj si Ministre e Arsimit u miratuan x fonde për përfitime të 1,2, 3 njerëzve në pushtet politik e mediatik, duke u hequr të drejtën e përfitimit të tjerë fëmijëve që nuk i kanë prindërit VIP.

3- Institucionet në varësi të saj miratuan x e y qendra fiktive trajnimi e akreditimi, duke lënë jashtë sistemit z e õ kompani trajnuese që nuk ishin në rrethin nepotik apo financiar 

4- Studentët e ngritur në grevë e akuzuan për këtë e atë mesatare, por edhe për këtë e atë mangësi institucionale, që preku njëkohësisht 130 mijë studentë.

5- Nismat e akreditimeve e pakteve janë po aq të pazgjidhura sot, sa ishin 5 vjet më parë, kur zonja i premtoi.

6-

7-

8-

9-

10-……..”

Do kishte tingëlluar më opozitar ky qëndrim, sikur ta kishin gjurmuar e përgatitur. E PD pretendon se ka edhe ekip të fortë për arsimin. Do e kishte gjetur kohën t’i kopsiste 10 arsye që i dimë apo nuk as nuk na paskëshin shkuar në mend se përse nuk e votuan Nikollën.

Por, me grisjen e letrave, e grisën me devotshmëri shansin e tyre për t’u marrë seriozisht! Me sipërfaqësira nuk u shkon as fryma deri te pushteti, jo më t’i ngjallin frikë!

Edhe një herë u duk se sa më shumë e shton ritmin PS-ja, aq më të thellë e bën gjumin PD-ja!

Grisje letrash! Rama nuk fle sonte!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img