Hapësire reklamuese

Bota

Ja pse fqinjët e urrejnë Ivanka Trump: Na shkatërroi lagjen

Shkruar nga Newsbomb

Vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump është sulmuar nga fqinjët e saj në Uashington DC të cilët e  akuzojnë se ka shkatërruar qetësinë dhe rendin në lagje.

Rezidentët ankohen se që prej ditës kur Ivanka Trump u bë “Vajza e Parë”, në lagjen e tyre është shtuar prezenca e agjentëve të sigurisë, të cilët po ngjallin frikë. Ata madje janë ankuar se për shkak të stafit të madh që shoqëron Ivanka Trump, në lagje është e pamundur të gjesh parking, shkruan Newsbomb.al.

“Në parqet e fëmijëve tani ka më shumë agjentë sekretë sesa fëmijë. Ata janë kudo dhe të ngulin shikimin në çdo lëvizje që bën”, shprehet një banore.

Por pranë vilës luksoze tre katëshe të Ivanka Trump dhe bashkëshortit Jared Kushner banojnë edhe persona të tjerë VIP si ish Presidenti Barack Obama, shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos dhe Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll