Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Ja pse Bashkimi Europian po paguan më tepër për vaksinat anti-Covid

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkimi Europian ka rënë dakord të paguajë më shumë për porositë e reja të vaksinave COVID-19, pasi po kërkon përmbushjen e kushteve më të ashpra, thanë zyrtarët europianë. Ndërkohë BE po përpiqet të mbrojë furnizimet pas një fillimi të vështirë në fushatën e vaksinimit.

Çmimi më i lartë është më i ulët se sa Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të paguajnë në porosinë e fundit në korrik.

Të dielën, Financial Times raportoi se BE-ja ka rënë dakord të paguajë për Pfizer dhe BioNTech 19.5 euro (23.1 dollarë) për secilën nga dozat e tyre shtesë COVID-19 sipas një kontrate të nënshkruar në maj për 1.8 miliardë doza, nga 15.5 euro për dozë, sipas dy kontratave fillestare të furnizimit për një total prej 600 milionë vaksinash.

Çmimi për dozat e reja Moderna (MRNA.O) u rrit në 25.5 dollarë për dozë, tha e përditshmja, duke iu referuar një marrëveshjeje vaksinash prej 300 milionë dollarësh, nga 22.6 dollarë në marrëveshjen fillestare për 160 milionë doza të reja.

Ligjvënësja e BE-së, Tiziana Beghin, anëtare e partisë në pushtet “5 Yjet” në Itali, tha se BE-ja po zhvatet. “Kjo është e pashpjegueshme,” tha ajo.

Çmimi i Moderna është ende në fundin e intervalit prej 25 – 37 dollarë të treguar nga kompania vitin e kaluar, por Pfizer dhe BioNTech kishin thënë më herët se çmimet do të ishin më të ulëta për marrëveshje me vëllim më të madh.

Të tjerët thanë se kishte arsye të mira për të paguar më shumë dhe se rrethanat kishin ndryshuar shumë nga marrëveshjet fillestare me prodhuesit e ilaçeve vitin e kaluar.

Ministri francez i Çështjeve Europiane, Clement Beaune, i tha radios franceze RFI të hënën se çmimet e mundshme më të larta ishin ende duke u negociuar dhe rezultat i klauzolave më të rrepta të vendosura mbi variantet, prodhimin dhe dërgesat.

Një zyrtar europian i njohur me negociatat me prodhuesit e vaksinave tha se vlera e dozave të reja të vaksinave të prodhuesve të ilaçeve ishte rritur qëkur ishin shfaqur prova për efikasitetin e tyre dhe ndikimin pozitiv që kishin për të ndihmuar ekonominë të shërohej nga një recesion i shkaktuar nga pandemia. “Ishin disa faktorë që luajtën rol” – tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

Fuqia negociuese e furnizuesve

Të gjitha vaksinat e përdorura në Europë kanë treguar se kanë pasur ndikim të dobishëm, por ato të prodhuara nga AstraZeneca (AZN.L) dhe Johnson & Johnson, janë përballur me kufizime në përdorimin e tyre në BE, për shkak të shqetësimeve se në raste të rralla mund të çojnë në mpiksje gjaku.

Të dy prodhuesit e vaksinave gjithashtu kanë pasur probleme me furnizimin, të cilat në rastin e AstraZeneca kanë çuar në sfida ligjore nga BE.

Ndërsa fuqia negociuese e Pfizer/BioNTech dhe Moderna është rritur, kërkesat shtesë të BE-së kanë të ngjarë të rrisin kostot e prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave. Një zëdhënës i Pfizer nuk pranoi të komentojë mbi çmimet e vaksinës në Europë, por tha se kontrata e fundit me BE-në ishte e ndryshme nga ajo fillestare, përfshirë çështjet në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen. Moderna nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Komisioni Europian, i cili koordinon negociatat me prodhuesit e vaksinave së bashku me përfaqësuesit e qeverive të BE-së, nuk pranoi të komentojë mbi çmimet.

Sidoqoftë, një zëdhënëse tha në një konferencë shtypi të martën, se në bisedimet me prodhuesit e vaksinave BE merr parasysh disa elemente, duke përfshirë kapacitetin prodhues të kompanive, afatet e shpërndarjes dhe teknologjinë që ata përdorin.

Në fillim të këtij viti, ligjvënësit, media dhe disa analistë kritikuan bllokun për pagesat e ulëta për furnizimet e hershme të vaksinave COVID-19, duke thënë se kjo kishte kontribuar në vonesat fillestare në vaksinimin.

“Është e lehtë të kritikosh BE-në sepse shpenzon pak dhe me vonesë ose sepse shpenzon shumë” – tha Giovanna De Maio, bashkëpunëtore jorezidente në Institutin Brookings, një grup kërkimor amerikan. “Realiteti është shumë më i komplikuar, dhe ndoshta është më mirë t’i jepet përparësi aksesit në vaksina sesa kostove, duke pasur parasysh ritmin me të cilin po përhapet varianti Delta”, shtoi ajo, duke iu referuar variantit më të transmetueshëm që u zbulua për herë të parë në Indi.

Më 23 korrik, Uashingtoni bleu një shtesë prej 200 milionë vaksinash nga Pfizer, me një çmim prej 24 dollarë në dozë (20.1 euro), tha kompania, nga 19.5 dollarë që Shtetet e Bashkuara paguan për 300 milionë vaksinat e para.

Pfizer tha se çmimet më të larta në SHBA pasqyronin investimet e nevojshme për prodhimin, paketimin dhe shpërndarjen e formulimeve të reja të vaksinës, si dhe kosto shtesë në prodhimin e paketave më të vogla të përshtatshme për “zyrat e ofruesve individualë, përfshirë pediatrit”.

Prodhuar në BE

Kur BE-ja ra dakord në maj për marrëveshjen e tretë të furnizimit me Pfizer, që parashikonte deri në 1.8 miliardë doza, Komisioni tha se kontrata e re kërkonte që vaksinat të prodhoheshin në BE dhe përbërësit thelbësorë ta kishin burimin nga rajoni.

Në marrëveshjet e para të furnizimit, BE pati kërkuar që vetëm vaksinat të prodhoheshin në BE, jo përbërësit e tyre.

Përqendrimi i prodhimit në Europë mund të ndihmojë në garantimin e furnizimit tani që linjat e prodhimit janë të konsoliduara dhe ka më pak nevojë për lëvizje, por gjithashtu ka të ngjarë të rrisë kostot.

Komisioni i BE-së tha gjithashtu në deklaratën e tij se sipas kontratës së re “që nga fillimi i furnizimit në 2022, shpërndarja në BE është e garantuar”, ndërsa sipas kontratës së parë Pfizer i kërkohej vetëm të bënte “përpjekjet më të mira të arsyeshme” për të dërguar vëllimet e rëna dakord më parë nga afatet e përcaktuara. Pfizer deri më tani ka respektuar angazhimet e saj ndaj BE-së dhe ka dorëzuar pak më shumë nga sa ishte planifikuar fillimisht në tremujorin e parë të vitit.

Një tjetër ndryshim i madh që nga kontratat e hershme është shfaqja e varianteve të reja të virusit dhe shqetësimet se vaksinat mund të mos jenë efektive kundër tyre. Zyrtarët e BE-së thanë se qeveritë mund të refuzojnë të blejnë injeksione që nuk mbrojnë ndaj varianteve të reja, ndërsa prej kompanive pritet që të përshtatin shpejt vaksinat e tyre, potencialisht me kosto të konsiderueshme. / Reuters

Më shumë

spot_img