Hapësire reklamuese

OpEd

JA KUSH I HUMBET ZGJEDHJET NË 25 PRILL!

Shkruar nga Newsbomb
Basha-Kryemadhi-Rama

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al

 Edhe 230 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare!

Se kush do t’i fitojë këto zgjedhje, askush nuk e di me siguri, por unë e di kush do t’i humbasë ato; edhe kësaj rradhe, humbësi i madh i zgjedhjeve do të jetë populli shqiptar!

Populli ka gati tre dekada që i humbet ato, sistematikisht!

Populli i ka humbur zgjedhjet edhe kur një shumicë e tij i ka fituar ato!

Duket pradoksale, por asnjë shumicë nuk e ka “gëzuar” pushtetin që ka fituar nëpërmjet delegimit të fuqisë së saj numerike, për një parti politike që ka mbështetur dhe votuar!

Pse ka ndodhur kjo?

Kjo ka ndodhur dhe ndodh për arsye të një “keqkuptimi të llahtarshëm” midis votuesve dhe të votuarve.

Votuesit presin nga zgjedhurit e tyre që ata të prodhojnë qeverisje duke forcuar shtetin!

Të zgjedhurit e kanë harruar shpejt detyrën e tyre, arsyet pse populli i ka ulur në ato karrige dhe kanë nxituar të përfitojnë nga kjo “mundësi e artë” që nuk u jepet të gjithëve dhe për më tepër për një kohë të gjatë!

Ata i kanë shërbyer vetëm babëzisë së tyre për t’u pasuruar sa më shumë e sa më shpejt!

Ata nuk kanë qeverisur, ata kanë administruar ndarjen e parasë dhe pasurisë publike me njëri-tjetrin, duke qerasur dhe duke u qerasur nga “klientët” e tyre strategjikë; oligarkia, drejtësia dhe media!

Ata kanë çmontuar me zell çakenjsh institucionet shtetërore dhe na kanë katandisur në një republikë bananesh!Rezultati:

Dy të pestat e shqiptarëve e kanë lënë këtë vend dhe gjysma e atyre që kanë mbetur duan të ikin që sot! A ka dramë më të madhe sesa kjo, për një popull?!

A tragjedi më të madhe sesa kjo për një komb si yni, më i lashti në Evropë?!

Fajtorët?

Forumet drejtuese të partive politike; banda të organizuara kriminale që abuzojnë sistematikisht mbi zgjedhësit e tyre! Në 25 Prill, një ose disa prej këtyre bandave kriminale do të jetë fitues i madh i këtyre zgjedhjeve, bandat e tjera do të jenë fituesi i vogël, kurse humbësi do të jetë po ai, populli shpresëshuar shqiptar!

Deri këtu nuk kam thënë asgjë të re! Të gjithë i dimë këto dhe kemi shpresuar që nga një palë zgjedhje tek të tjerat, gjërat do të ndryshojnë për mirë, por, motra dhe vëllezër, le të mos fshihemi pas gishtit dhe të pranojmë që kemi shkuar keq e më keq!

Jam i bindur se nëse shqiptarët do të pyeteshin në një referndum a do të donin ta fshinin nga faqja e dheut të gjithë këtë klasë politike, rezultati do të ishte spektakolar në favor të fshirjes “me gjithë lecka”, por medet, kjo nuk ka asnjë shans të ndodhë në realitet!

A duhet të shpresojmë që këto banda aktuale me emrin parti politike do të “dekriminalizohen” dhe do të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre?

A do të ishte krijimi dhe mbështetja e partive të reja një rrugë shpëtimi?

A do ti lejonin bandat kriminale këto parti të reja të rriteshin dhe t’u kërcënonin pushtetin?

Të gjithë kemi pyetje, por duket se askush nuk ka përgjigje.

Ndërkohë, le të përgatitemi që pas 230 ditësh, si delet që futen në vathë, të dyndemi në qendrat e votimit dhe të votojmë kundër një bande e të “karikojmë” me pushtet bandën tjetër!

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.