Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ja kush është kompania franceze që do ndërtojë PARKUN VOLTAIK të Karavastasë: Më i madhi në Ballkan, mbi 100 mln euro investim

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shpalljen e kompanisë franceze "VOLTALIA" si fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se ky investim ka kushtuar mbi 100 milionë Euro dhe është shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare.

“Parku më i madh me energji diellore në ballkan. Mbi 100 milionë euro investim i huaj direkt nga kompania franceze "voltalia" me një çmim fantastik, një faqe e re në jetën sektorit elektroenergjitik shqiptar

E pamendueshme vetëm pak vite më parë dhe e bërë realitet, falë një pune të gjatë dhe këmbënguljeje të palodhur”, tha Rama.

POR KUSH ËSHTË VOLTALIA?

E themeluar në vitin 2005, Voltalia është një kompani ndërkombëtare në sektorin e energjisë së rinovueshme, e renditur në tregun e Euronext Paris që nga korriku 2014.

Si një kompani e integruar industriale, Voltalia ka përvojë në të gjithë zinxhirin e vlerës së një projekti të rinovueshëm që nga zhvillimi dhe financimi i projekteve, EPC, funksionimi dhe mirëmbajtja.

Grupi është aktiv në 20 vende, duke ofruar shërbime për klientët e tij në të gjithë botën.

Që nga 31 Dhjetori 2019, Voltalia ka projekte në zhvillim që përfaqësojnë një kapacitet të përgjithshëm prej 7.8 GW.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu