Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

“Ja kur do të kandidoj”, Rudina Hajdari e thotë troç: Kam ambicie për të qenë në krye të PD, nuk e  mbështes kandidaturën e Berishës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja Rudina Hajdari deklaroi sot pas punimeve të Kuvendit Kombëtar se në një të ardhme dëshuiron që të jetë në krye të Partisë Demokratike.

Ajo tha në një intervistë në “ News24” se Berisha është më i favorizuar për të fituar garën për kryetarin e ri të PD, për vetë atë që përfaqëson në atë parti, por theksoi se nuk do ta mbështeste kandidaturën e tij si kryetar i kësaj force politike.

albsig

Sipas saj në krye të PD duhet një kryetar partie që përfaqëson një model të tjetër nga ai i këtyre 31 viteve më parë.

Pjesë nga biseda:

Hajdari: PD s’është aty ku duhet të ishte. Kjo ka ardhur si një pasojë e mënyrës se si janë organizuar dhe trajtuar anëtarësia, demokratët. Nëse ka pasur disfata në zgjedhjet duhet patjetër që kryetari i partisë të hapte krahun dhe të bëheshin zgjedhje të ndershme. Nuk duhet lejuar servilizmi sepse ajo sjell dëm të madh. Kjo bëhet në mënyrë të rëndomtë.

Pyetje: Sa e barabartë do të jetë gara duke pasur parasysh mbështetjen që ai ka te demokratët.

Hajdari: Do të jetë e vështirë. Ka një procedurë. Ende s’kam parë se kush ka depozituar kërkesën. Nuk mund të them se si do të shkojë procesi. Le t’i japim kohë për të parë se kush do të jenë kandidaturat. Përballë zotit Berisha do të jetë e vështirë për të pasur rivalë. Do të jetë e vështirë. Zoti Berisha ka një rol të rëndësishëm brenda PD dhe ndikimi i tij është i madh. PD i duhet një ofertë e re dhe duhet të apelojnë jo vetëm demokratët. Partia nuk duhet të bazohet te një individ. Duhet të krijojmë një ekip, të kemi disa njerëz. Aftësitë që janë aty brenda mund ta bëjnë këtë. Duhet një besim i ndërsjelltë nga të gjithë funksionarët brenda PD. Duke ia lënë në dorë votës dhe duke zbatuar statutin mund të arrihen te këto ide, duke i qëndruar parimeve dhe jo mënyrën se si mund të zgjidhen disa çështje brenda PD. Kushdo që ka dëshirë të sfidojë zotin Berisha duhet ta bëjë këtë gjë sepse anëtarësia në të ardhmen do të përqafojë një figurë të re. Nga ’91 deri në 2022 ka kaluar mjaftueshëm kohë që me zotin Berisha Shqipëria ka arritur shumë. Tani është koha të kemi një alternativë tjetër. Mendimi im personal, e kam thënë dhe e rithem. Unë vazhdoj të mendoj që cikli i Berishës ka mbaruar, por kush jam unë të vendos në pikëpyetje dëshirën e demokratëve.

Pyetje: Figurë që e drejtonte denjësisht PD?

Hajdari: Nuk mund të fsheh faktin që kam patur ambicie të ecë përpara në PD. Nuk mendoj që tani është momenti për të qenë kryetare e PD. Në të ardhmen do e shihja si opsion, kjo do të ndodhë në mënyrë të natyrshme. Unë sot e shoh veten si anëtare e Këshillit Kombëtar, ose më saktë si kandidate. Më tutje do të shohim mënyrën se si ata do të më besojnë. Dëshira ime është që parimet që kam t’i zbërthej në parim. Shkëputja ime nga PD në këto 2 vite ka dhënë efektet e veta. Ky është një hap i rëndësishëm në angazhimin tim brenda PD.

Pyetje: Marrëdhënia me Berishën?

Hajdari: Shumë të mira. S’i kemi shkëputur asnjëherë. Janë korrekte. Nuk ka asgjë për të fshehur. Zotin Berisha e njohim prej kohësh dhe i kemi ruajtur raportet.

Pyetje: E mbështesni Berishën në garë?

Hajdari: Personalisht jo. Mendoj që zoti Berisha s’do të ishte zgjedhja e duhur për të ardhur në pushtet nesër. Berisha është i rëndësishëm brenda PD, por për të ecur përpara si parti, duhet të zgjdhim dikë tjetër që nuk është i njëjti me atë që kemi patur 31 vite. Është e rëndësishme plaga e rëndë që ka ndodhur në këto vite. Zoti Basha ndërtoi një kult individi ku shumë prej anëtarëve të PD janë ndier të braktisur. Mendoj që Basha ka funksionuar me emërime, jo me zgjedhje. Unë mendoj që zoti Basha duhet të jetë brenda PD. Është deputet, ka kohë të gjatë brenda PD. Unë kam rezerva për mënyrën e lidershipit që ai zgjodhi të ketë.

Pyetje: Si iu duk platforma e propozuar nga Alibeaj?

Hajdari: E lexova platformën. Platforma në momentin që vjen nga deputetët ka vlerën e saj. Nuk kuptova se sa realisht anëtarët e PD e mbështesin. Duhet bërë një referendum nëse ka mbështetje në bazë. Zgjidhja duhet mbështetur edhe nga ata. Unë jam që krizën ta zgjidhim një herë e mirë.

Pyetje: Statusi non grata i Berishës, a do të ndikojë në marrëdhënien që PD do të ketë me SHBA?

Hajdari: Sa i përket statusit non grata të PD është problem i tij dhe të mos kthehet në kalë beteje për PD. Zoti Berisha duhet ta izolojë këtë problem dhe të merret me të në mënyrë individuale. Kjo çështje duhet të jetë e izoluar nga pjesa tjetër e PD. Është çështje personale. Nuk duhet ndikuar marrëdhëniet mes PD dhe SHBA-së. Nëse kjo ndodh do të jetë situatë e vështirë, por jo e pamundur. Zoti Berisha faktorizoi rolin e tij brenda PD, te ata që s’e besonin më. U pa qartë që zoti Berisha ka ende një peshë të madhe brenda partisë.

Pyetje: Si duhet zgjedhur Presidenti i ri?

Hajdari: Unë mendoj që Presidenti të vijë nga vota e popullit. Në 2022 duhet zgjedhur Presidenti nëpërmjet votës së qytetarëve, por ne s’i kemi kushtet. Tani Presidenti mund të zgjidhet nga një forcë politike, nëse ke votat në PD.

Pyetje: Roli i Metës?

Hajdari: Mendoj që zoti Meta ka pasur një pozitë të vështirë në këto vite. Opozita u largua nga parlamenti. Ai duhet shprehur më parë për djegien e mandateve. Ai e kuptoi që Kuvendi në atë kohë funksiononte në mënyrë të limituar. Unë mendoj që ai post duhet të jetë mbi palët, por që në kushtet që ishte zoti Meta me ndodhitë që ndodhën, ishin atipike.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img