Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

“Ja ku janë 4200 firmat e delegatëve”, Edi Paloka pret në zyrë gazetarët: Kuvendi të mblidhet, jemi në krizë, komisioni i mandateve do verifikojë formularët

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka  ka pranuar gazetarët në zyrën e tij, ku janë dhe 4200 firmat për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Ai u ka shprehur se gazetarët mund të shohin se janë 4200 formularë, ndërsa në lidhje me verifikimin do ta bëjë komisioni i mandateve, në Kuvendin Kombëtar të jashtëzakonshëm të PD, nga që pretendohet që do mbahet më 11 dhjetor.

“Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë anëtarë të thjeshtë, por janë delegatë të Kuvendit sic i prezanton statuti.

Anëtarët e kuvendit janë po ata dhe e përsëris nga kryetar seksioni deri ke kryetari i partisë. Këtu kanë të gjithë të dhënat emër, mbiemër dhe numrin ID. Janë 4200 mos u fokusoni te emër, kush ka kuriozitet mund ti marrë nga 1 deri te 4200.

Këto verifikime i bën Komisioni i mandateve në Kuvend, që verifikon filani është delegat, ky verifikim do bëhet në këtë Kuvend të jashtëzakonshëm. Me këtë numër kemi shumicën dhe jemi të detyruar, nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim, atëherë kanë detyrimin firmëtarët që janë nismëtarët e Kuvendit që të vazhdojnë me procedurat”, Paloka.

Nëse Basha nuk njeh mbledhjen e Kuvendit, çfarë do të ndodhë?

“Unë këtu jam si kryetar I Këshillit, pala që ka mbledhur firmat më ka kërkuar të dorëzoj këto firma. Ky është një Kuvend i jashtëzakonshëm. Në këtë rast nëse nuk u përgjigjen detyrimeve statuore, ne jemi të detyruar t’u bindemi vullnetit të shumicës se nuk kemi më ¼ por shumicën e Kuvendit me këto firma. Nëse dikush nuk e zbaton këtë vendim, atëherë kanë detyrimin firmëtarët që të vazhdojnë me procedurat.

Këto janë cic mice që vetëm PD nuk i shkojnë. Nëse doni mendimin tim, kur 4200 delegatë kërkojnë të zgjidhin një krizë sepse ne jemi në krizë e pranojmë apo jo, kjo gjëja që a duhet njoftuar data para apo mbrapa janë vetëm cic mice. Nuk zgjidhet kjo krizë duke u marrë me procedura të kota. Kemi një realitet, ne jemi në krizë, mendoj se të gjithë duhet t’I përgjigjemi kësaj situate”tha Paloka ndër të tjerët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img