Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ja fenomeni i rrallë në Liqenin e Shkodrës që po tërheq vëmendjen e NASA-s (Foto nga hapësira)

Shkruar nga Newsbomb

Një fotografi e rrallë e Liqenit të Shkodrës e shkrepur nga hapësira, është publikuar në faqen zyrtare të NASA-s. Në këtë përshkrim të shkurtër jepet një fakt interesant, i thënë më parë në formën e hipotezave, por tani i argumentuar edhe shkencërisht.

Ai ka të bëjë me lëvizjen e sedimenteve në tabanin e liqenit, në formën spirale në qendër të tij. Këto sedimente kanë origjinë lumore nga Moraça dhe përrenjtë që derdhen në bregun lindor të liqenit prej Alpeve Perëndimore.

liqeni.jpg

Këto sedimente, në tabanin ujor të tij krijojnë një lëvizje në trajtë spiraleje, sikurse duket dhe në imazh. Tani e tutje u takon shkencëtarëve tanë të studiojnë fundin e gropës ku është vendosur liqeni i Shkodrës, për të përcaktuar nëse është thjesht një lëvizje e zakonshme sedimentesh prej rrymave brenda liqenit, apo diçka që lidhet me çarjet karstike të fundit të tij dhe një qarkullim unikal dhe enigmatik ujërash nëntokësore, gjë që nuk përjashtohet.

Në çdo rrethanë, është mbresëlënëse. Fotografia është shkrepur më 21 shkurt, dhe tregon Liqenin e Shkodrës, Alpet Dinarike dhe një pjesë nga Mali i Zi. Imazhi u shkrep nga një aparat Nikon D5 Ajo u sigurua nga Objekti i Vëzhgimeve të Tokës ISS Creë Creek dhe Njësia e Shkencës dhe Ndjesjelljes nga Toka në Qendrën Hapësinore Johnson. Zona e Vëzhgimit të NASA-s është burimi zyrtar për imazhe satelitore në lidhje me mjedisin.

Liqeni është ajo që njihet si një liqen karstik i cili formohet si rezultat i shpellave. Një tipar karakteristik i Liqenit të Shkodrës janë burimet karstike që ushqehen në të.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll