Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Ja dy batutat në emisionet e kërcimit për të cilat është kryqëzuar Albi Nako

Shkruar nga Newsbomb
Ja dy batutat në emisionet e kërcimit për të cilat

Fraza “nuk ke këllqe” që Albi i tha Romeos disa javë më parë në spektaklin e Big Brother e vendosi koregrafin në një pozitë të vështirë brenda shtëpisë.

Por pas debatit të fortë që pati me Romeon, Albi vendosi të distancohet nga loja dhe të qendrojë në heshtje. Sjellja e tij ditët e fundit shqetësoi familjen e tij. Për pasojë sot në shtëpinë e BBV hyri e dashura e Albit, e cila i foli dhe i tha se nëse nuk ndihet mirë të lërë lojën e të dalë nga shtëpia. Sakaq Albi tha se do të vazhdojë lojën.

Në argumentin e tij Albi iu referua disa rasteve “nyje” siç i cilësoi Albi, të cilat i kanë ndodhur në jetën jashtë lojës.Nyjet për të cilat Albi foli sot janë dy batutat që ka bërë në emisionet e kërcimit ku ka qenë juri, batuta për të cilat është kryqëzuar nga publiku.

“Sa vjeç je ti? Unë them që në moshën që je ti ik martohu dhe bëj fëmijë”, kështu iu drejtua Albi një vajze 40 vjeç që mori pjesë në programin me kërcim “Just Dance” vite më parë.

Komentuesit iu kundërvunë kësaj deklarate kudo ku gjetën hapësirë të lirë. Për këtë rast Albi tha asokohe se bëri shaka dhe se e kishte shoqe vajzën në fjalë.

Pas kësaj Albi Nako u vendos sërish në qendër të kritikave për shkak të deklaratave të tij në një tjetër emision, në emisionin “Tka mami yll” ku protagonistë ishin fëmijë nga 10 deri 15 vjeç.

Albi iu drejtua një vajze duke thënë: “Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të këcesh?”- e pyeti Albi Nako vajzën e cila iu përgjigj: “Të kërcej.” Por, Albi vijoi sërish duke insistuar: “E sigurt?” E më pas e pyet se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet.

Kjo ngjalli kritika të ashpra kundrejt tij duke i kujtuar se edhe më parë ka dhënë komente të tilla që janë konsideruar bullizuese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese