Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ja cilët janë 6 figurat që do të hartojnë politikat arsimit parauniversitar në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Janë përzgjedhur gjashtë anëtarët që do të përbajnë Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar në Shqipëri. Pas një konkursi të shpallur nga Ministria e Arsimit janë zgjedhur në këtë këshill emra të njohur në fushën e arsimit dhe studimeve në vend.

Anëtarët e përzgjedhur nga ministria janë: Tomi Treska, dekan në Universitetin Europian të Tiranës, Ana Lalaj, anëtare e Akademisë së Shkencave, Kseanela Sotirofski, rektore e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Brikena Baxhaku, Elida Reçi dhe Suzana Tabaku.

Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar është organ këshillimor i ministrit për politikat e zhvillimit të arsimit parauniversitar dhe do japë mendime për  hartimin e strategjive, programeve kombëtare dhe akteve ligjore; projektbuxhetin për arsimin parauniversitar; çështje të tjera të politikave arsimore, me kërkesën e ministrit.

Pjesë e këtij Këshilli do të jenë gjithsej 14 anëtarë:

a) përfaqësuesi i Ministrit të Financave;

b) përfaqësuesi i Ministrit të Brendshëm;

c) përfaqësuesi i Ministrit të Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta;

ç) një përfaqësues i shoqatës së bashkive me numrin më të madh të bashkive;

d) një përfaqësues i shoqatës së komunave me numrin më të madh të komunave;

dh) dy përfaqësues nga partnerët socialë;

e) një përfaqësues i shoqatës kombëtare të prindërve;

ë) gjashtë personalitete të njohura për kontribute në fushën e arsimit, shkencës dhe në jetën publike, të cilët zgjidhen me konkurrim publik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu