Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Ja cilat shtete kryesore në Europë do të rihapin shkollat në shtator (LISTA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4caa42cc7ce3cd6c41c4e9d3928796dc

Ndërkohë që shifra e të infektuarëve vazhdon të jetë në nivel rritjeje dita ditës, shumë vende në Europë kane marrë vendimin që të rihapin shkollat duke marrë masat e nevojshme për mospërhapjen e virusit.

Sipas tyre, nisja e vitit te ri shkollor është shumë e domosdoshme pasi do të ketë një rikthim të arsimit në normalitet. Megjithëse ende nuk është vërtetuar se çfarë rreziku përbëjnë fëmijët që kthehen në bankat e shkollës në transmetimin e virusit, këto janë pesë vendet kryesore që kanë vendosur në hapjen e tyre:

Italia

Shkollat në Itali do të rihapen më 14 shtator pasi kanë qëndruar të mbyllura për gjashtë muaj. Stafi do të jetë i gjithi i pajisur me maska dhe nxënësit do të jenë të detyruar të mbajnë distancën sociale mes njëri tjetrit.

Gjermania

Viti i ri shkollor do të nisi në shtator për shumicën e vendeve në Gjermani. Akademia Kombëtare e Shkencave të Natyrës të Gjermanisë ka nxjerrë udhëzimet përkatëse, që përfshijnë grumbullimin e nxënësve në grupe të vogla, mbajtja e maskave dhe testime brenda shkollave në mënyrë të vazhdueshme.

Danimarka

Shkollat në Danimarkë u rihapën në 10 gusht pasi pati një rënie drastike të numrit të të infektuarëve në ditë. Fëmijët u ndanë në grupe më të vogla me 10-12 nxënës dhe mbanin 2 metra distancë nga njëri tjetri.

Danimarka nuk ka parë më rritje të infeksioneve që nga rihapja e tyre.

Franca

Shkollat në Francë do të hapen me 1 shtator duke përjashtuar zonat e deklaruara si ”zona aktive të qarkullimit të virusit” si rajoni i Marsejës dhe Parisi ku shkollat do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura.

Shkollat do të duhet të sigurojnë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse për stafin dhe nxënësit e tyre.

Belgjika

Shkollat belge do të rihapën më 1 shtator, pavarësisht rritjes së infeksioneve gjatë sezonit veror. Nxënësit do të ndjekin shkollën në grupe alternative nëse situata përkeqësohet. Mund të ketë ndryshime të tjera në varësi të ecurisë së pandemisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img