Ben Blushi, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” i është përgjigjur pyetjes nëse “LIBRA” do t’i bashkohet protestës së 18 shlurtit.
“Nuk do marrim pjesë. Ne jemi në opozitë, por jo kjo opozitë. Unë nuk jam me këtët protestë sepse klasa politike duhet të rrëzohet totalisht. Unë jam me mendimin që duhet të rrëzohen të 3 partitë e vjetra.
Në Rumani nuk u ngrit opozita, por qytetarët kundër partive politike.
Nëse PD reagon dhe në fund arrin të marri një standart më të mirë zgjedhor unë do të isha i kënaqur.”, tha Blushi
Blushi mohoi mundësinë e koalicionit me Partinë Socialiste, por tha se është kundër “Rilindjes” dhe jo Partisë Socialiste. Ai shpjegoi se çfarë është “Rilindja” sipas tij.
“Rilindja është një grupp politik që ka bashkuar mbetjet e PD dhe mbetjet e PS-së, dhe të gjitha partive të tjera. Janë mbetje të PD-së dhe PS-së që janë bashkuar për të ardhur në pushtet.”