Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

‘Ja çfarë e bllokon koronavirusin’, studiuesit e Universitetit të Torinos bëjnë zbulimin e madh

spot_img

Lajme të ngjashëm

8f71ee7895ae0ecde6d4889ec6b5db4a

Studiuesit e Universitetit të Torinos kanë bërë një zbulim të rëndësishëm në lidhje me luftimin e koronavirusit.

Ata kanë zbuluar në trupin e njeriut një molekulë që bllokon koronavirusin dhe e kanë emërtuar si 27OHC, molekula 27-hidroksikolesterol, që është e pranishme në trupin e njeriut si një produkt fizik i metabolizmit oksidues të kolesterolit.

“Molekula 27-hidroksikolesterol (27OHC) – shpjegon një shënim nga Universiteti – është e pranishme në trupin tonë si një produkt fiziologjik i metabolizmit oksidativ të kolesterolit. Në kulturat qelizore të infektuara me Sars-Cov-2, virusi përgjegjës për Covid 19, 27OCH u gjet të ishte një frenues i fortë i replikimit viral.

Rëndësia e kësaj dëshmie shkencore nënvizohet më tej nga vëzhgimi i njëkohshëm i një rënie të dukshme në këtë molekulë me veti antivirale në gjakun e pacientëve me Covid “, thuhet në raportin e studiuesve.

Kompania Panoxyvir prej kohësh po teston aktivitetin antiviral të molekulës 27OHC, pas ka aftësinë për të bllokuar Rhinoviruset, agjetët kryesorë të të ftohurit të zakonshëm gjatë dimrit.

“Biokompatibiliteti i lartë i molekulës së zbuluar nga italianët, për shkak të origjinës fiziologjike dhe shumëllojshmërisë ekstreme të viruseve të përhapura gjerësisht në botë, frenon Covid si të ishte një antibiotik me spektër të gjerë në rastin e infeksioneve bakteriale”-u shprehën autorët e studimit.

Më shumë

spot_img