Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Izraelitët bombardojnë shtëpinë, vritet një gazetar në Palestinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një gazetar palestinez ka humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në Gaza gjatë mbrëmjes së djeshme.

Yusef Abu Hussein, punonte si gazetar në stacionin radiofonik të Hamasit Al-Aqsa Voice dhe humbi jetën mbrëmjen e djeshme kur aeroplanët luftarakë bombarduan një shtëpi pranë varrezave Shejh Radëan në veri të Gazas.

Sipas mediave vendase duke u bazuar në raportin e Wafa thuhet se sulmet shënjestruan zonën al-Katibah të Khan Younis, si dhe qytetin aty pranë, Bani Suheila dhe një vend në perëndim të qytetit Rafah, i cili është në kufi me Egjiptin.

Ushtria izraelite thotë se ajo bombardoi një pjesë të një zone ku ndodhej tuneli i Hamasit.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës bën të ditur se deri tani 219 persona kanë humbur jetën mes tyre 63 fëmijë.

Që prej datës 10 maj tensionet mes Izraelit dhe Palestinës janë përshkallëzuar dhe të shumta janë ato vende të cilat përgjatë gjithë këtyre ditëve u kanë bërë thirrje për ndalim të dhunës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img