Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Izraeli sekuestron mbi 70 portofole digjitale me kriptomonedha që përdoreshin nga Hamas, mbanin edhe Dogecoin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Izraeli ka sekuestruar sasi të mëdha të kriptomonedhave për të cilat thotë se i përkisnin organizatës islamike Hamas.

Hamas që është klasifikuar si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa, besohet se për një kohë të gjatë ka përdorur monedhat digjitale për të shmangur sanksionet ndërkombëtare.

Grupi përdorte kriptovalutat, që janë të vështira të gjurmohen dhe supozohet se ofrojnë anonimitet në internet, për të mbledhur fonde të cilat transferoheshin më pas jashtë kufijve dhe ruheshin në portofole dixhitale.

Të mërkurën e kaluar, Byroja Kombëtare e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit për Kundër Financimit të Terrorit njoftoi se kishte sekuestruar një numër portofolesh digjitale të lidhura me Hamasin,çka cilësohet si veprimi i parë dhe më agresiv kundër fondeve në kriptomonedhë të grupit terrorist.

Në më shumë se 70 portofolët e sekuestruar, brenda tyre kishte Bitcoin, një nga monedhat elektronike më të famshme, por edhe Ethereum madje dhe Dogecoin, kriptomonedha “meme” që mori mbështetjen e Elon Musk.

Më shumë


spot_img








spot_img