Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Izraeli refuzon përpjekjet e Francës për një konferencë paqeje me palestinezët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Izraeli deklaroi sot se nuk do të marrë pjesë në një konferencë paqeje, që Franca po përpiqet të organizojë në fund të këtij viti, gjatë një vizite në Jerusalem nga i dërguari i posaçëm francez, Pierre Vimont.

“Një marrëveshje do të arrihet vetëm përmes negociatave direkte mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez”, thuhet në një deklaratë të nxjerrë sot nga zyra e kryeministrit.

“Çdo iniciativë tjetër vetëm sa e shtyn rajonin më larg këtij procesi”, thuhet në deklaratë.

Vimont ka takuar dy nga këshilltarët e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për të diskutuar mbi mënyrat për të çuar përpara nismën franceze.

U bë e qartë nga dy këshilltarët se Izraeli nuk do të marrin pjesë në konferencë.

Franca kishte ftuar 28 delegatë në Paris në qershor me qëllim që të vendoste sërisht Izraelin dhe palestinezët në tryezën e bisedimeve për të rifilluar negociatat e ngecura mbi perspektivën e paqes në Lindjen e Mesme.

Liderët palestinezë kanë mirëpritur përpjekjet dhe premtuan se do të marrin pjesë në konferencë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img