Hapësire reklamuese

Bota

Izraeli qëllon me raketë kolonën me autoambulanca, 15 të vrarë në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
Izraeli qëllon me raketë kolonën me autoambulanca, 15 të
Ushtria izraelite raportoi dje se kishte goditur një ambulancë, që sipas saj, po përdorej nga operativët e Hamasit, por pa dhënë një vendndodhje se ku ishte kryer sulmi. Mirëpo, duket se realiteti është ndryshe dhe autoambulanca po transportonte pacientë. Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe (PRCS) ka ndarë një deklaratë në X, duke thënë se një autokolonë u godit dy herë gjatë rrugës për në spitalin Al-Shifa, një herë 1 km larg dhe një herë të dytë jashtë portës së spitalit. PCRS tha se 15 civilë u vranë kur një ambulancë u "godit nga një raketë" afër portës së spitalit. Autokolona spitalore kishte tentuar të transportonte të plagosur drejt pikës kufitare Rafah, por ishte kthyer rreth 4 km nga spitali sepse rruga ishte e bllokuar me rrënoja. Më herët, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se të paktën 13 persona ishin vrarë nga një shpërthim jashtë Al-Shifa. BBC ka verifikuar pamje grafike që tregojnë njerëz të plagosur rëndë dhe ndoshta të vdekur të shtrirë jashtë spitalit. Në komentin e saj, ushtria izraelite tha se një numër i luftëtarëve të Hamasit ishin vrarë dhe akuzoi Hamasin për transferimin e militantëve dhe armëve me ambulanca, megjithëse nuk ka dhënë ende prova për këtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese