E teksa Izraeli vijon luftën e ashpër me Hamasin, ka publikuar një foto ku tregon se disa nga komandatët e grupit të kësaj organizate kriminale janë vrarë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ka publikuar një foto, teksa krahas saj shkruan se 5 nga krerët që drejtonin Hamasin janë vrarë tashmë.
“IDF vrau disa komandantë dhe operativë të Hamasit në Brigadën Veriore të Rripit të Gazës, brigada e dytë më e madhe e Hamasit, të cilët ishin fshehur në një tunel pranë Spitalit Indonezian gjatë sulmit. Pesë nga komandantët në foto janë vrarë”, thuhet në mbishkrimin e postimit.
Kujtohet se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu siguroi të martën mbrëma se forcat e armatosura të vendit të tij vranë rreth gjysmën e komandantëve të njësive të lëvizjes islamike palestineze Hamas gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore që ata po kryejnë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.