Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Izraeli njeh Kosovën sipas marrëveshjes së firmosur në Shtëpinë e Bardhë; dokumenti nënshkruhet dhe në gjuhën serbe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8ce96c8ba975ee55e5fc6c4f6cec9140

Kosova dhe Izraeli, sipas marrëveshjes të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, kanë zyrtarizuar sot njohjen reciproke.

Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe. Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

Zotimi i Izrealit për njohjen e Kosovës u bë në fillimshtatorin e vitit të kaluar, në kuadër të marrëveshjes së arrirë në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img