Hapësire reklamuese

Aktualitet

Izraeli do dhurojë 100 mijë doza vaksinë për 20 shtete, por në listë nuk janë as SHQIPËRIA e as KOSOVA deri tani (RAPORTIMET)

Shkruar nga Newsbomb

Izraeli ka vendosur të dhurojë 100 mijë vaksina kundër koronavirusit, të kompanisë Modena, për të paktën 15 shtete në këmbim të mbështetjes diplomatike, sipas disa raportimeve.

Televizioni publik raportoi të enjten se plani për dhurim është miratuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu. Radio e ushtrisë, të mërkurën tha se do të jenë 20 numri I vendeve që do të përfitojnë.

Lista e vendeve mbetet akoma për tu finalizuar, por përfshin edhe Italinë e Çadin, ashtu sikurse edhe disa shtete të paspecifikuara afrikane që kanë vendosur lidhje me Izraelin. Do të përfitojë edhe Republika Çeke, Guatemala, Honduras e Hungaria, që kanë hapur atje misionet e tyre diplomatike.

Raportimet erdhën pasi televizioni publik më herët, të martën lajmëroi se Netanjahu ishte duke ofruar vaksinën për disa vende në këmbim të mbështetjes diplomatike nderkohë që do të dërgojnë edhe qindra doza për stafin mjeksor te autoritetet palestineze.

Zyra e kryeministrit e konfirmoi informacionin, pa dhënë detaje të hollësishme.

Sipas deklaratës, Izraeli është kontaktuar nga shumë shtete me kërkesë të qartë për vaksinën. Në deklaratë nuk u specifikuan shtetet apo tipi I vaksinës që do të dhurohet. Zyrtarët më të lartë të qeverisë ende po e ruajnë këtë si informacion konfidencial.

Deri tani në Izrael më shumë se 4.5 milionë njerëz e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërkohë që rreth 3 milionë izraelitë I kanë marrë të dy dozat.

Deri tani, nuk ka asnjë të dhënë që Shqipëria apo Kosova të jenë në këtë plan të qeverisë së Izraelit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll