Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Izraeli çon përforcime në kufi me Gazan, përgatiten për luftë 7000 rezervistë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka dërguar përforcime rezervë në kufirin e Gazës, në zonën ku po ndodhin konfliktet. Ky vendim vjen pas refuzimit të propozimit për armëpushimit të Hamasit dhe sulmeve ajrore kundër ndërtesave të banimit në enklavën Palestineze.

Krahas ushtrisë, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ka thirrur edhe 7 mijë rezervistë. Rezervistët do të forcojnë përpjekjet e policisë për të frenuar përleshjet në qytetet arabo-hebraike. 

Mediat ndër të tjera raportojnë se qeveria izrealite është e vendosur të përshkallëzojë më tej përgjigjen e saj ndaj sulmeve palestineze të provokuara nga dëbimi i myslimanëve dhe vendosja e territoreve të tyre nga izraelitët.

Sipas BBC, Gaza kaloi mbrëmë natën e saj më të gjatë dhe më të vështirë, që nga lufta e 2014-ës. Synimet e Izraelit në zonën e Gaza, përfshijnë ndërtesat e inteligjencës, një bankë dhe skuadrën detare të Hamasit.

Deri më tani kanë humbur jetën të paktën 83 persona në Gaza nga forcat izraelite këtë javë, përfshirë të paktën 17 fëmijë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll