Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Izet Haxhia letër nga burgu djalit të Remzi Hoxhës: Trupin e babait tuaj e kanë hedhur në det, e vranë me tortura mizore në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës

Shkruar nga Newsbomb
Izet Haxhia letër nga burgu djalit të Remzi Hoxhës: Trupin e

Ardian Hoxha, djali i biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha në një intervistë dje, ku fliste për babain e tij dhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është i akuzuari kryesor i familjes Hoxha për zhdukjen e biznesmenit.

“Mendoj se me këtë vendim është thyer akulli i Sali Berishës dhe tani mendoj se duhet të dalin të gjitha krimet që ai ka bërë, jo vetëm rrëmbimi dhe vrasja e babait tim. Do të dëshiroja që sa të jetë gjallë t’i përjetojë të gjitha këto turpërime, dhe mos të shkojë në botën tjetër pa i ndjerë të gjitha këto poshtërime të cilat i meriton, një e nga një”, tha dje për Gazetën Dita Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

Ndërkohë, sot gazeta ka publikuar një letër të shkruar nga burgu, nga ish-truproja i Berishës. Izet Haxhia i shkruan Ardian Hoxhës dhe i thotë se trupi i babait të tij është hedhur në det, pas vrasjes me tortura mizore të tij në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës.

Pjesë nga letra e Izet Haxhisë për Ardian Hoxhën:

“Ardian, lexova intervistën tënde në gazetën DITA dhe ndihem i prekur. Ti je rritur pa babain tënd, ashtu si fëmijët e mij janë rritur pa mua. Unë ju drejtohem juve si një baba që ka me vite që nuk takon fëmijët e tij, për shkak të njëjtit person që juve ju ka bërë të kërkoni të drejtën më të ligjshme në botë, një varr.

Babain tënd Ardian, e vrau shteti amë dhe veglat e shërbimeve sekrete fqinje. E vranë sepse ishte një nacionalist. Dhe më e tmerrshmja, pasi e vranë në tortura mizore, trupin e tij të pajetë e hodhën në det. Pse? Sepse Remzi Hoxha ishte një dëshmitar i tradhëtisë së tyre ndaj atdheut dhe shqiptarizmit.

Unë nuk gjej fjalë t’ju ngushëlloj juve, por vetëm një apel kisha për shtetin shqiptar sot: Kumbaron dhe Sefgjinin t’i çojë para drejtësisë qoftë edhe me statusin e të penduarit. Vrasja dhe zhdukja e kufomës së Remzi Hoxhës është një njollë e zezë në historinë e shtetit shqiptar. Është në nderin e kësaj qeverie që të vejë në vend sadopak dinjitetin e këtij shteti duke e zbardhur këtë krim makabër…"

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll