Hapësire reklamuese

Aktualitet

Izet Haxhia i rikthehet djegies së “Koha Jonë”: Grupi udhëhiqej nga Arjan Çengo i SHIK

Shkruar nga Newsbomb

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia me anë të një postimi në “Facebook” i është rikthyer ngjarjes së rëndë të vitit 1997 kur u u dogj redaksia e gazetës “Koha Jonë”.

Haxhia akuzon për këtë ngjarje ish-presidentin Sali Berisha, ndërsa jep edhe emrat e personave që morën pjesë. Sipas tij, operacioni i urdhëruar nga Berisha drejtohej nga shefi i grupit operativ të SHIK-ut Arjan Çengo.

Postimi i plotë i Izet Haxhisë:

Meqë sot është 9 Marsi që mbahet mend si dita e Marrëshjes së krijimit të Qeverisë së Pajtimit Kombetar, por që në të vertet është marrëveshje që futi Shqipërinë në kaos dhe nën drejtimin e bandave shtetrore dhe atyre të rrugës që ishin në koordinim e bashkëunim të plotë me njëra tjetren, në grabitjen, plaçkitjen dhe cënimin e jetës dhe lirisë së qytetarëve të pambrojtur…Pasojat e kësaj marrëveshje të krimit ndihen edhe sot e kësaj dite në vendin tonë, kjo marrëveshje solli konsolidimin e shumë bandave të krimit shteteror disa prej të cilave i eleminuan në luften e egër për territore e supermaci dhe disa të tjera vazhduan karrierën kriminale duke ndërruar pronarë sipas pushtetit dhe vazhdojnë akoma edhe sot më të fuqishme se kurrë në veprimtarinë e tyre mafioze e kriminale të lidhura me sferat e larta të politikës dhe me nder me thënë të ashtëquajtures drejtësi.

Por do sqaroj një ngjarje që është përfolur shumë ,sepse është sulmi më i rëndë terrorist qe i është bërë shtypit të lirë në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve të tranzicionit të pafund. E kam fjalen për djegien e redaksisë së gazetës parë opozitarë ndaj një diktatori të ri që po përvijohej në politikën shqiptare ,Berishen dhe këtë opozitë po e kryente gazeta “Koha jone”, e cila ra pre e hakmarrjes primitive të shtetit dhe veglave të tij të bindura. Opozita e kësaj gazete ndaj B erishes e filluar që në krijimin e saj në 1991 me intervisten e Frrok Çupit ku akuzonte Berishen si diktatori që vazhdoi në vitet e sundimit të Sulltanit Berisha i parë dhe kulmin e saj e arriti me editorialin po të Frrok Çupit shkruar nga Vlora, por që ishte po Frrok Çupi që sëbashku me pronarin e kësaj gazete Nikoll Lesi, vite me vonë u futën në stanin e Berishes tashmë kryeminister, të atij Berishe që dikur i kishte djegur e përcëlluar me seli e kompjutera bashkë, i kishte futur në listat e vdekjes në atë mars të ’97. Nuk çuditem nga asgjë që ndodh në politiken kriminale shqiptare, as ky kapercim ylberi i këtyre të dyve si shumë të tjerëve. Por të kaloj tek ajo ngjarje që lidh natën e dy marsit me tre marsin 1997.

Pası Sulltani Berisha i dytë ishte zgjedhur me unanimitet të plotë nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet me të “lira” e “ndershme” në historinë e pluralizmit puna e parë që bëri ishte të ndëshkohej gazeta “Koha jone”. U thirr me urgjencë në presidencë gjenerali i sapoemëruar Bashkim Gazidede dhe u ngarkua nga Padishahu t’i jepte një mësim të mirë këtyre të “kuqve” të gazetës “Koha jone” që kishin nxitur rebelimin e kuq në jug. Atë pasdite të trazuar kishte filluar nën drejtimin e Shabës (Memia) shpërndarja e armëve të dhëna nga SHIK-u për militantëte PD-së. A thua se partia jonë nuk e kishte emrin demokratike, por NacionalSocialiste. Aty nga ora dy e natës një grup shiksash që ishin në drejtim të kësaj ekspedite ndëshkuese të përbërë edhe nga rekrutët e sapoarmatosur të Shabës dhe pjestarë të policisë rrethuan e sulmuan këtë gazetë.E kam ndjekur në distancë këtë akt vandal sepse nuk duhej të dukesha, pasi ngaqë njifesha kompromentoja këtë veprim terrorist edhe pse me të thënë të drejtën duart me hanin për të shkaterruar këtë fole “armiqsh” të popullit ku në të vertet ne po tregonim se ishim në armiqtë e medias së lirë. Operacioni drejtohej nga shefi i grupit operativ të SHIK-ut Arjan Çengo dhe moren pjesë edhe oficeri i policisë me origjinë nga Tropoja Bajram Hajdarmeta, shok i oficerit të mëvonshëm dhe yllit të Berishes Agron Kuliçi, vëllai i eksponentit të PD dhe spiunit personal të Berishes Sami Metalia dhe shumë të tjerë.Fitorja ishte arritur! Gazeta “Koha jone” kishte përfunduar e djegur e shkrumbuar për t’ja mbyllur zërin për disa kohë.

Na prisnin akoma beteja të reja në sherbim të Sulltanit blu Berishë “mik” i ngushtë i shtypit të lirë !

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu