Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Ivi Kaso: PD ka mbledhur të gjitha faktet për manipulimin e zgjedhjeve, të shohim ç’do bëjë SPAK

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari për cështjet ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në emisionin “FrontLine”, ka komentuar zhvillimet e fundit në selinë blu, e cila ka nisur një betejë ligjore për zgjedhjet e 25 prillit.

Kaso tha se në total janë bërë 180 kallëzime që kanë të bëjnë me fenomenin e manipulimit apo tjetërsimit të votës. Juristi i PD theksoi se kallëzimet e tyre janë një test prove për SPAK, pasi pritshmëria e qytetarëve është e madhe.

Sipas Kasos, PD i ka të faktuara aktet e shit-blerjes së votës të siguruara nga dëshmitë e qytetarëve edhe burimet e Partisë Demokratike.

Ivi Kaso: Kemi filluar një proces të ethshëm denoncimesh, që janë bërë në periudhën para zgjedhore. Kanë ardhur nga burime të shumta, nga qytetarë, që kanë denoncuar për shumë shkaqe. Ne këtë gjë nuk e kemi ndarë vetëm me publikun, por edhe institucionet ligjzbatuese. Bëhet fjalë për fenomene të shit-blerjen e votës, që janë të faktuara edhe nga policia, e cila në vend të merrte masa, ka menduar të veprojë si organizatë partiake e duke qenë se personat në fjalë kryenin veprime të paligjshme, të armëmbajtjes pa leje, duke lëvizur me makina me xhama të zinj, i kanë dhënë bekimin për këtë aktivitet të paligjshëm. Ne këtë ia kemi kaluar SPAK-un. Janë më shumë se 180 kallëzime penale që i janë drejtuar organeve ligjzbatuese, nuk akuzohemi se i përdorim për efekt elektoral. SPAK pati financimin e pakursyer nga buxheti i shtetit, përkrahjen e partnerëve, ajo është në një provë të madhe për t’u ngritur në pritshmëritë që qytetarët kanë. Procesi zgjedhor që është shoqëruar me parregullsi të shumta është një test i fortë prove.

Më shumë

spot_img
spot_img