Tirana
broken clouds
17.3 ° C
17.3 °
17.3 °
70 %
3.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Ivi Kaso i PD: Kemi materiale që do dërgohen në SPAK dhe KQZ, do rinumërohen votat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, thotë se ata kanë materiale për parregullësi në zgjedhje të cilat do t’i dërgojnë në SPAK dhe KQZ. Sipas tij, këto materiale do të bëjnë që të rinumërohen votat dhe kuti të caktuara.

“Materialet që ne po nxjerrim do të çohen jo vetëm në SPAK dhe KQZ por besojmë se ato do të çojnë drejt procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të një numri të caktuar votash dhe kutish. Besojmë se një numër i caktuar votash do të rinumërohen dhe rivlerësohen në kuadër të procesit ankimor.

Kodi i ri iu mundëson hapjen e kutive për rregullshmërinë e procesit zgjedhor dhe partive të vogla. PD kërkon të herë dritë mbi këtë proces të errët zgjedhor i karakterizuar me parregullsi të shumta. Në periudhën para zgjedhore kemi depozituar rreth 180 kallëzime penale në prokurori dhe mbi 40 në SPAK”, tha ai nga selia blu.

Sipas Ivi Kasos, grupi i punës është në fazën përfundimtare të mbledhjes së të dhënave.

“Jemi në fazën përfundimtarë të mbledhjes së të dhënave. Të dhënat janë kategorizuar me shkeljet që kanë ndodhur përpara procesit zgjedhor, ditën e zgjedhjeve dhe gjatë periudhës së numërimit të votave.

Për shkak se periudha e ankimimit por afron, jemi duke përfunduar dhe evidentimi është në fazën e fundit, se çfarë impakti mund të ketë rezultati në zona të caktuara. Rinumërimi do të kryhet në rang qarku dhe besoj do të ketë disa të tilla.”

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img