Tirana
broken clouds
13 ° C
13 °
13 °
50 %
1.5kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
13 °
E enjte, 15 Prill, 2021
spot_img

Ivi Kaso: Bindja Demokratike të garojë pa logo në zgjedhje, PD ka 30 vite që mbën logon e njëjtë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka kërkuar para Kolegjit zgjedhor që Bindja Demokratike të garojë pa logo në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se ngjashëria e logos së BD-së dhe asaj të PD-së është e madhe, por Partia Demokratike është subjekt politik më i vjetër dhe ka 30 vite që mban të njëjtën logo.

Kaso ka kërkuar edhe që fleta e votimit të jetë me emra, dhe partitë e kandidatët të jenë të vendosur në formë vertikale.

“Formati me emra i orientuar vertikalisht përmbush më mirë parimin e qartësisë, sondazhi i KQZ nxori fitues pikërisht këtë model, me kriteret e tjera të fletës jemi dakord. Duke konsideruar që ligji flet për kandidatë, pra nënkupton referimin e kandidatit me emër dhe mbiemër. Së dyti, logoja e Bindjes Demokratike. Ishte akti i Kryekomisionerit që na njohu vetëm me datë 31 mars me logon e Bindjes Demokratike që ishte shumë e ngjashme me atë që mban PD prej 30 vitesh, po atë ditë i dërguam një kërkesë që sipas ligjit, KQZ ta zgjidhte këtë çështje. I kërkuam BD ta ndryshonte. indja Demokratike të garojë pa logo”, tha Ivi Kaso.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit