Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov nuk ka pranuar t’i japë mandatin për formimin e qeverisë liderit të LSDM, Zoran Zaev.
Ivanov i ka kërkuar Zaevit të heqë dorë nga platforma shqiptare, të cilën e ka quajtur të rrezikshme për stabilitetin e Maqedonisë. Presidenti maqedonas ka thënë se pranimi i platformës shqiptare përbën vepër penale.
“I kërkova Zaevit të hedhë poshtë platformën shqiptare. Me këtë platformë Maqedonia është e kërcënuar pasi kjo platformë paraqet ndërhyrje në punët e brëndshme të shtetit. Ndërkombëtarët të mos imponojnë zgjidhje”, ka thënë ai.
Platforma shqiptare është firmosur nga krerët e partive shqiptare në Maqedoni dhe parashikon respektimin e marrëveshjes së Ohrit, zyrtarizim të gjyhës shqipe, diskutime për simbolet si hymni dhe flamuri si dhe çështje të tjera të rëndësishme që prekin shqiptarët e Maqedonisë.