Hapësire reklamuese

Bota

Ivanka Trump “zemërthyer”, reagon pas vdekjes së nënës së saj: Mami ishte brilante...

Shkruar nga Newsbomb
Ivanka Trump “zemërthyer”, reagon pas vdekjes së

Vajza e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, ka reaguar pas vdekjes së nënës së saj, Ivana, e cila vdiq dje në moshën 73-vjeçare.

Përmes një postimi zemërthyer Ivanka e ka përshkruar të ëmën me fjalët më të mira.

“Zemërthyer nga vdekja e nënës sime. Mami ishte brilante, simpatike, pasionante dhe argëtuese. Ajo modelonte forcën, këmbënguljen dhe vendosmërinë në çdo veprim të saj. Ajo e jetoi jetën në maksimum – duke mos hequr dorë nga asnjë mundësi për të qeshur dhe kërcyer. Do të më mungojë përgjithmonë dhe kujtimin e saj do ta mbaj gjallë gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Ivanka.

Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Donald Trump, u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare.

Ajo ishte gruaja e parë e Donald Trump. Ata kishin tre fëmijë së bashku: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.