Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

IUTE CREDIT vazhdon të vjedhë qytetarët, nuk njeh pagesat, “borxhlinjve” u dërgon përmbarimin: Për 1 milion do paguani 5 në Gjykatë!

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Newsbomb.al ka trajtuar disa raste të kompanive të njohura të mikro-kredive, të cilat veprojnë në vendin tonë dhe shantazhojnë qytetarët duke i kërcënuar me sekuestrime pagash apo pronash për t’i detyruar të paguajnë borxhe të paqëna apo që nuk korrespondojnë me shumën reale.

Janë disa shoqëri financiare private, në rastin konkret si “IUTE CREDIT”, të cilat zhvasin qytetarët, dhe i detyrojnë të paguajnë penalitete që shkojnë dhe më të larta se vetë kredia.

Edhe pse denoncimet kanë qenë të shumta, të shoqëruara me dokumente dhe dëshmi për presione e shatazhe, nga autoritetet shtetërore nuk është ndërmarrë asnjë masë. Së fundmi, një qytetare e Tiranës është drejtuar redaksisë së newsbomb.al dhe denoncon mashtrimin e kompanisë “IUTE CREDIT”.

Madje, kjo kompani i ka dërguar në shtëpi dhe një agjenci përmbarimore e quajtur “Elite Consulting”, e cila i kërkon që të paguajë kredinë që ka marrë ose në të kundërt pronat e saj do të sekuestrohen dhe do të dalin në ankand.

Sipas dokumenteve, denoncuesja ka marrë një kredi 2 milionë lekë (200.000) të vjetra dhe në fund bashkë me komisionet duhet të paguajë 2.8 milionë lekë të vjetra (282.000 lekë). Deri në datën 13.10.2021, kjo shtetase ka pasur për të paguar 152.750 lekë (1.5 milion lek të vjetra).

“Për të hequr qafe kredinë”, huamarrësja ka rënë dakord me shoqërinë “IUTE CREDIT” dhe ka vendosur të paguante 1 milion lekë të vjetra dhe kështu për të shlyer do t’i mbeteshin dhe 520 mije lekë të vjetra. Përmes dy dokumenteve më poshtë, provohet se kjo shtetase ka bërë dy pagesa në total 1 milion lekë të vjetra, për llogari të “IUTE CREDIT”.

Por shoqëria në fjalë, edhe pse ka marrë pagesat i ka dërguar huamarrëses në shtëpi agjencinë përmbarimore “Elite Consulting”, duke i bërë presion dhe shantazh që të paguajë 237,432.15 lekë (ose rreth 2.4 milionë lekë të vjetra), ndërkohë që për të shlyer kishte vetëm 520 mije lekë të vjetra.

Pra, sipas denoncimit të kësaj shtetase, agjencia përmbarimore “Elite Consulting” dhe vetë “IUTE CREDIT” jo vetëm që nuk njohin pagesën prej 1 milion lekësh të vjetra që duhet të ishin zbritur nga kredia, por as kredinë deri në muajin tetor 2021, e cila siç shfaqet në dokumentet më sipër, vlera e mbetur për t’u paguar është 152.750 lekë (1.5 milion lek të vjetra).

Shtetasja në fjalë, ka denoncuar në newsbomb.al se presionet dhe shantazhet nga agjencia “Elite Consulting” janë të shumta dhe disa herë në ditë përmes telefonit, i kërkohet që të bëjë pagesën ose në të kundër do të shkojë në gjyq dhe aty do paguajë jo 1 milion por 5.

Madje, kësaj shtetase në celular i është bërë dhe një “favor”: Nëse shkon pranë agjencisë në fjalë me 2 milionë lekë të vjetëra, atëherë shkresa që i ka shkuar (për të shlyer rreth 2.4 milionë lekë të vjetra) nuk do të merret parasysh dhe kredia do të mbyllet.

Ky është rasti i disatë që newsbomb.al raporton, për presione dhe shantazhe nga “IUTE CREDIT” dhe kompani të lidhura me të, ndaj qytetarëve të thjeshtë. Madje ka pasur reagime dhe nga Dhoma e përmbaruesve, nga politikani socialistë Erion Braçe, dhe të tjerë, për zhvatjen e qytetarëve nga “IUTE CREDIT” dhe kompanitë simotra të saj. Më poshtë, në rubrikë “LEXO EDHE” janë disa nga rastet e denoncuara për këto shoqëri…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img