Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

“IUTE CREDIT” presion dhe shantazh klientes, e telefonojnë pas denoncimit në Newsbomb: Të hënën shihemi në gjyq!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompania e mikro-kredive “IUTE CREDIT” vazhdon presionet dhe shantazhet ndaj klientëve të cilët kanë marrë kredi pranë këtij institucioni financiar. Dje, newsbomb.al i dha zë denoncimit të një qytetareje e cila kërcënohej dhe shtanazhohej nga kompania në fjalë dhe një agjenci përmbarimi, për të shlyer kredinë.

Edhe pse kishte bërë disa pagesa dhe pothuajse 2/3 e kredisë e kishte shlyer, “IUTE CREDIT” nuk i njihte këto pagesa që ishin derdhur në llogari, dhe klientes i kishte dërguar agjencinë e Përmbarimit. Pas publikimit të rastit në media, kompania në fjalë është vënë në lëvizje duke bërë dhe “hetime” për të arritur te denoncuesja.

Lexo edhe: IUTE CREDIT vazhdon të vjedhë qytetarët, nuk njeh pagesat, “borxhlinjve” u dërgon përmbarimin: Për 1 milion do paguani 5 në Gjykatë!

Kur kanë gjetur personin që bëri denoncimin në newsbomb.al, kompania e kredive ka vazhduar me presion dhe shantazh. Shtetësja në fjalë ka kërkuar ndihmë pasi pretendon se është kërcënuar me fjalor vulgar e më pas përfaqësues të “IUTE CREDIT” i kanë treguar derën e gjykatës.

“Të hënën shihemi në gjyq”, i janë drejtuar ata klientes dhe më pas i kanë mbyllur telefonin.

E frikësuar, denoncuesja i është drejtuar përsëri redaksisë sonë dhe ka kërkuar ndihmë. Ajo është shprehur se autoritetet përkatëse nuk i kanë ofruar ndihmë dhe mbrojtje, edhe pas bërjes publik të rastit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img