Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Iu zhdukën nga zyra tre dosje të rëndësishme, Olsian Çela kërkon nisjen e hetimeve për prokuroren e Elbasanit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë hetim disiplinor për prokuroren e Elbasanit Armarda Xhaferri.

Sipas dokumentit të zbardhur, Çela i ka kërkuar ILD-së nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga prokurorja.

Deri më tani janë konstatuar veprime që mund të përbëjnë shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Xhaferri.

‘Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 05.05.2021 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Armarda Xhaferri në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Pas informacioneve të marra për zvarritje të veprimeve procedurale në hetimin e procedimeve penale nga ana e prokurores, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Xhaferri në lidhje me funksionin e saj si magjistrat sipas nenit 102 pika 1 gërma “e” të ligjit 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 48/2019.

Prokurori i Përgjithshëm mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, duke synuar rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë gjatë ushtrimit të detyrës dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë”,- njofton prokuroria.

Kujtojmë se në vitin 2017 Armanda Xhaferri kallëzoi në polici shefin e saj kryeprokurorin e Elbasanit Dritan Gina, duke e akuzuar për “Shpërdorim të detyrës”.

Sipas Xhaferrit, Gina i kishte hequr në mënyrë të padrejtë tre procedime penale dhe se dosjet ishin marrë pa dëshirën e saj.

Ajo kërkoi që ato t’i riktheheshin, por që nuk arriti që ti marrë sërish.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img