Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Iu vu tritol në hotel, historia përsëritet për drejtorin e FSDKSH- së në Sarandë, një vit më parë i vunë eksploziv në tarracë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në zonën e Portit në Sarandë. 

Burime bëjnë me dije se eksplozivi ishte vendosur në hyrjen e garazhit të një hoteli, në pronësi të shtetasit Mariel Muratit, aktualisht drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor në Sarandë.

albsig

Lidhur me këtë ngjarje Policia ka shoqëruar 10 persona dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë, por këto të fundit kanë qenë jashtë funsksionit.  

Por kjo nuk është hera e parë, pasi Murati ka qenë pre e një shpërthimi, ku më 9 shkurt të vitit 2021, në të njëjtin hotel u vendos sërish një sasi tritoli në tarrace, e cila shpërtheu sapo roja ndezi dritën.  

Policia konfirmoi se tritoli ishte i lidhur me rrymën elektrike dhe sapo roja askohe është futur brenda godinës dhe ndezi dritën, shpërtheu edhe sasia e eksplozivit.

Kujtojmë se nga ngjarja e vitit të kaluar nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale..

Mariel Murati më herët ka qenë drejtor i ALUIZNI-t në Sarandë. Nuk dihet ende nëse ngjarja ka lidhje me detyrën, apo konflikte të tjera të mundshme që mund të ketë pasur pronari i këtij hoteli.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img