Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Iu shmang pyetjes për abuzimin e fëmijëve, Bora Muzhaqi kërkon ndjesë: Jam thellësisht e prekur nga tragjedia e Fierit, por pyetja që mu drejtua nuk është e fushës time

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, u vu në qendër të akuzave ditën e sotme, pasi iu shmang pyetjes së gazetarëve për abuzimin e fëmijëve, duke u shprehur se nuk kishte kohë dhe duhet të ikte.

Në një postim në rrjetet sociale ajo ka kërkuar ndjesë për keqkuptimin, teksa thotë se është shumë e prekur nga tragjedia që ndodhi në Fier. Por ministrja shton se pyetja që iu bë nuk është e fushës së saj, pasi detyra e saj është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet.

Postimi i plotë:

Ndjesë nëse kam lënë shteg për keqkuptimin e kujtdoqoftë që ka pritur një përgjigje tjetër nga unë, përballë disa mediave të cilat m’u gjendën përballë duke shkuar për një tjetër takim pune.

Jam thellësisht e prekur si të gjithë nga tragjedia e Fierit dhe besoj se gjithçka mund të bëhet më tutje për adresimin e çështjeve të pyetjes, do të bëhet, ashtu si duhet, nga institucionet. Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet. Prandaj dhe nuk m’u duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat m’u drejtua pyetja.

Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive. Por sot e provova shijen e saj drejtëpërdrejtë. Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img