Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Iu shemb hoteli dhe vuri çadra për të mbrojtur materialet, kur shkon policia Bledi Dushku konfliktohet dhe përfundon në spital (NGJARJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bledi Dushku është përfshirë në një përplasje me policinë e Lezhës, pas shembjes që i është bërë pak ditë më parë hotelit të tij.

Ai kishte vendosur disa çadra për të mbrojtur materialet me vlerë. Çadrat janë filmuar dhe më pas janë denoncuar në polici. Policia ka mbërritur për të larguar çadrat, por ai nuk e ka lejuar policinë t’i sekuestrojë ato.

Si rezultat, Dushku është përfshirë në një konflikt me policinë dhe ka pësuar disa dëmtime. Më pas është paraqitur në urgjencën e spitalit të Lezhës Në lidhje me ngjarjen ka reaguar babai i Bledi Dushkut, Avdyl Dushku, i cili ka thënë se djali i tij është për momentin në spital me serume.

Z.Dushku ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar sot nga punëtorët si dhe ka kërkuar drejtësi se për çfarë është dhunuar djali i tij, pasi ka qenë në të drejtë të vetë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe policia e Lezhës, e cila ka thënë se efektivët nuk kanë dhunuar asnjë shtetas.

Reagimi i policisë:

Nga shërbimet e Policisë nuk është dhunuar ndonjë shtetas.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe po kryhen veprime. Sapo të mbarojnë veprimet do ju nis Informacionin zyrtar.

Më shumë

spot_img
spot_img