Hapësire reklamuese

Aktualitet

Iu sekuestruan pasuri të paluajtshme, mijëra euro, zbulohet e shkuara kriminale e Adriatik Tresës, shqiptarit të ekzekutuar në Kolumbi

Shkruar nga Newsbomb
Adriatik Tresa

Detaje të reja nga e shkuara kriminale e Adriatik Tresës, shqiptarit që mbeti i vravë me 6 plumba në vilën e tij në Guayaquil të Ekuadorit mbrëmjen e 20 nëntorit. Tresa nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë ndërkombëtare.  

Në vitin 2011, ai rezulton të jetë arrestuar në Britaninë e Madhe, si pjesë e një grupi trafikantësh droge. Emri i tij përmendet edhe në një raport të Bashkimit Europian që mban datën 25 qershor 2010, ku flitet për zbatimin e tre standardeve të mbetura të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Aty, del në pah emri i Adriatik Tresa, ku pala shqiptare është vënë në dijeni nga homologët e saj të Mbretërisë së Bashkuar, për arrestimin e tij në Angli. Për shkak të arrestimit është kërkuar dhe nisjen e hetimor pasuror në Shqipëri.

Me të mësuar për arrestimin e tij ka nisur edhe hetimi, me prokurorinë shqiptare që ka identifikuar dhe sekuestruar 153 mijë euro, 1.7 milionë lekë dhe 3.200 dollarë. Ndërkohë, është zbuluar se në Tresa kishte në zotërim edhe një vilë katër katëshe në fshatin Baldushk të Tiranës. 

Më herët, mediat kanë raportuar se Adriatik Tresa është dhe pronari i një kompanie turistike në Shqipëri, por nga kërkimet e newsbomb.al, veç të tjerash dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se kompania të cilës i referohen mediat nuk ka lidhje me 40 vjeçarin e vrarë në Ekuador. Ajo i përket një shtetasi tjetër. E vetmja pasuri në Shqipëri e Tresës është një vila 4 katëshe në Baldushk.

Me sa duket pas 10 viteve ky hetim pasuror është ka shumë gjasa të jetë pushuar, pasi Adriatik Tresa rezulton të jetë liruar nga autoritet angleze dhe në vitin 2011, ai ka mbëritur në Shqipëri në 10 janar 2011 duke u paisur me pasaportë biometrike të lëshuar nga Ministria e Brendshme.

Për autoritet policore vendase vrasja lidhet me motivin e trafikut të drogës dhe larjen e hesapeve mes bandave shqiptare, pasi Tresa sipas prokurorëve vendas ishte dyshuar dhe hetuar për tre vrasje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.