Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Iu sekuestruan mbi 70 mijë euro dhe një “Porsche”, kush është lushnjari “Juli i Pashakos”, rivali i Aldo Bares që akuzohet për “pastrim parash”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme Prokuroria e Lushnjes ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të 37 vjeçarit Julian Sulo, i cili akuzohet për “pastrim parash”.

Bëhet me dije se këtij personi i është sekuestruar shuma monetare 70.060 euro dhe automjeti tip “Porsche Cayanne”.

Por kush është Julian Sulo?

37 vjeçari është një emër i njohur për policinë, i njohur si “Juli i Pashakos”. Sulo ka qenë një nga personat e dyshuar si të përfshirë në masakrën e Lushnjes, ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miqtë e Laert Haxhiut, ky i fundit nipi i Aldo Bares.

Sulo u la i lirë për mungesë provash, ndërkohë që në 11 qershor të vitit 2016 u plagos në një pikë bastesh pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër. Ai u qëlluam rreth 20 herë me thikë dhe me leva, ndërsa u la si i vdekur buzë rrugës, por u shpëtua nga një kalimtar ui rastit. Lokali në të cilin u plagos ishte në pronësi të Arjan Aliços, i njohur si një nga ushtarët e Aldo Bares, i dënuar më parë për vrasje.

Gjithashtu Julian Sulo ka qenë i akuzuar edhe për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën Andi Maloku. Ai i mohoi akuzat ndaj tij, duke u shprehur se nuk kishte qenë në Shqipëri kur ndodhi ngjarja.

Prokuroria ka dhënë urdhër edhe për sekuestrimin e pasurive të I.S, i afërmi i Julian Sulos, pasi ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tij zotërohen në mënyrë të tërthortë nga “Juli i Pashakos”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img