Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Iu REFUZUA LEJA se kishte ndryshuar projektin, firma ‘MESAPLIKU 05’ nuk pyet për shtetin, vazhdon punimet në mes të ditës pa u shqetësuar (DOKUMENTI-FOTO-VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b2c1797e33e9e49d4297c1eb321c0a34

Firma ndërtuese “Mesapliku 05 shpk”  duket se nuk shqetësohet për refuzimet që i janë bërë për të vazhduar punimet, pasi punëtorët e saj vazhdojnë të punojnë lirshëm edhe në mes të ditës.

Kësaj firme me pronar Dritan Llanaj, iu refuzua kërkesa për shtyrjen e afatit të lejes për zhvillimin e ndërtimeve në një strukturë banimi në Kashar, raporton newsbomb.

Në fotot e sotme që disponon newsbomb, shihet se punëtorët e kësaj firme vazhdojnë punën, të pashqetësuar nga organet kompetente, ndërsa banorët bëjnë me dije për newsbomb se e kanë referuar disa herë rastin në polici, por askush nuk e ka marrë mundimin të inspektojë punimet.

Edhe pse çështja vazhdon të jetë nën hetim, kjo nuk e ka ndaluar bosin e “Mesaplikut” të vazhdojë punimet ‘nën hundën’ e policëve, ndërkohë që për banorët nuk jepet asnjë zgjidhje.

Kompanisë “Mesapliku 05 shpk” iu refuzua zhvillimi i ndërtimeve pasi Sektori i Kontrollit Zbatimit të Lejeve konstatoi disa shkelje, që firma i kishte bërë duke ndryshuar projektin. Vendimi është marrë që në vitin 2017 dhe që prej asaj kohe asnjë nuk ka mundur ta ndalojë këtë firmë të ndalojë punimet.

Pronari i firmës, Dritan Llanaj nuk është një emër i panjohur, pasi në maj të vitit 2019 është arrestuar me akuzën e falsifikimit të dokumentave për 25 mijë metër katrorë tokë në Laprakë, ndërsa më herët është arrestuar nga policia, pasi mbi të rëndonin 3 akuza: Ndërtim i paligjishëm (zona e Unazës së Re), falsifikim dokumentash dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Dokumenti i Refuzimit të Lejes për firmën “Mesapliku 05 shpk”:

127722785_816794005788782_1058002614092086459_n.jpg

Video ku tregohet se vazhdojnë punimet edhe ditën e sotme:

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img