Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Iu refuzua leja, bosi i ‘Mesaplikut’ ‘shfrytëzon’ koronavirusin dhe vazhdon punimet në mes të ditës (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

54236a98c370e4bfdb11855549ae0faf

Firma ndërtuese “Mesapliku 05 shpk” me duket se nuk shqetësohet për refuzimet që i janë bërë për të vazhduar punimet, por është duke shfrytëzuar situatën aspak të zakonshme të krijuar nga koronavirusi për të vazhduar normalisht me punimet në një pallat.

Firmës “Mesapliku 05 shpk”, me pronar Dritan Llanaj, iu refuzua kërkesa për shtyrjen e afatit të lejes për zhvillimin e ndërtimeve në një strukturë banimi në Kashar, raporton newsbomb.

Në fotot që disponon newsbomb, shihet se punëtorët e kësaj firme vazhdojnë punën, të pashqetësuar nga organet kompetente, duke shfrytëzuar edhe mundësinë që i jep situata e krijuar nga COVID-19.

Banorët bëjnë me dijë për newsbomb se e kanë referuar rastin në polici, por askush nuk e ka marrë mundimin të inspektojë punimet.

Edhe pse çështja vazhdon të jetë nën hetim, kjo nuk e ka ndaluar bosin e “Mesaplikut” të vazhdojë punimet ‘nën hundën’ e policëve, pasi këta të fundit duket të jenë më të angazhuar me zbatimin e urdhrave të Ramës për kufizimin e qarkullimit të makinave dhe këmbësorëve.

Kësaj kompanie iu refuzua zhvillimi i ndërtimeve pasi Sektori i Kontrollit Zbatimit të Lejeve konstatoi disa shkelje, që firma i kishte bërë duke ndryshuar projektin, raporton newsbomb.

Pronari i firmës, Dritan Llanaj nuk është një emër i panjohur, pasi në maj të vitit 2019 është arrestuar me akuzën e falsifikimit të dokumentave për 25 mijë metër katrorë tokë në Laprakë, ndërsa më herët është arrestuar nga policia, pasi mbi të rëndonin 3 akuza: Ndërtim i paligjishëm (zona e Unazës së Re), falsifikim dokumentash dhe mashtrim me pasoja të rënda.

90520287_857065111435751_284715868837904384_n.jpg90484920_631552784089362_2381759773100998656_n.jpg90503776_1486190261548172_5177302064207757312_n.jpg

90633591_2570448523276207_4224193012420313088_n.jpg90644512_571033123511738_6325162959173582848_n.jpgzzz.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img