Hapësire reklamuese

Aktualitet

Iu refuzua kërkesa për azil, gylenisti Selami Simsek padit institucionet shqiptare

Shkruar nga Newsbomb

Shtetasi turk, Selami Simsek ka kallëzuar institucionet shqiptare, konkretisht Drejtorinë e Azilit dhe Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, pranë Ministrisë së Bredshme, pasi iu refuzua kërkesa për azil.

Simsek kërkohet nga Turqia si pjesë e gylenistëve që kanë marrë pjesë në grushtin e shtetit që u zhvillua në vitin 2016.

Ai ka pretenduar se i rrezikohet jeta në Turqi, pasi shteti turk e konsideron si mbështetës të Fetullah Gylenit.

“Këtë kërkesë e paraqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, që të fillojë procedura në emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur, për azil. Këtë kërkesë e paraqes për shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i Lëvizjes Gulen, dhe mendoj se atje mund t’i nënshtrohem veprimeve keqtrajtuese”, shkruante Simsek, në letrën drejtuar autoriteteve shqiptare.

Ai u ndalua në aeroportin e Rinasit në janar të këtij viti gjatë kohës kur po tentonte të largohej nga Shqipëria me një vizë kanadeze të falsifikuar.

Selami Simsek iu është refuzuar kërkesa për azil nga autoritet shqiptare pasi pretendimet e tij u cilësuan si abuzive dhe 'dukshëm të pabazuara'.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu