Liridon Mustafa i riu shqiptar nga Kosova që ndërroi jetë ditën e sotme në aksident në Hungari para se të nisej drejt vendlindjes dhe të humbte jetën kishte postuar në rrjetet sociale.
Ai kishte bërë një status para nisjes ku ka shkruar: Hajt edhe njo roadtrip per Kosove.
Miqtë e tij janë të tronditur nga ky lajm. Ata kanë shkruar ngushëllime prekëse për familjarët e të riut shqiptar që iu pre në mes rruga për në shtëpi.
Viktima ishte me prejardhje nga Kosova dhe vendbanim në Graz të Austrisë.


