Ish-Miss Brazili, Gleycy Correia, ka humbur jetën pas operacionit për heqjen e bajameve. Sipas mediave të huaja mësohet se bukuroshja braziliane i’u nënshtrua një operacioni për heqjen e bajameve, mirëpo ndërhyrja fatkeqësisht nuk shkoi ashtu si duhej dhe 27-vjeçarja pësoi hemoragji në tru dhe atak në zemër.
“Ajo bëri operacion për heqjen e bajameve në fund të marsit dhe pas 5 ditësh në shtëpi pati hemorragji. Ajo shkoi në spital dhe pësoi atak në zemër më 4 prill. Që nga ajo kohë ishte në koma dhe ndërroi jetë”, tha prifti i familjes për The Mirror.
Tashmë priten rezultatet e autopsisë që të nxjerrin më shumë detaje rreth vdekjes së saj.