Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Iu ndërpre jeta në lule të rinisë pas aksidentit tragjik, prindërit e 23-vjeçares jetonin jashtë shtetit, e reja kishte mbaruar për Gazetari

Shkruar nga Newsbomb
Iu ndërpre jeta në lule të rinisë pas aksidentit tragjik,

Sikela Perroj, 23 vjeç, ishte një nga viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në afërsi të TEG-ut.

Mësohet se 23-vjeçarja ishte nga Shalësi i Cërrikut dhe jetonte në Tiranë. Perroj kishte mbaruar shkollën për Gazetari, ndërkohë prindërit e të resë mësohet se jetonin jashtë.

Erisilda Abedini, 22-vjeçe, banuese ne Tirane dhe Sikela Përroj, 23-vjeçe, banuese në Tiranë, ishin dy viktimat e tjera të aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmë në Tiranë.

Dy të rejat gjatë momentit të aksidentit ndodheshin në mjet me 20 vjeçarin Klevis Ruçaj, shoferi i Äudit”që shkaktoi aksidentin.

Ruçaj humbi jetën pas disa orësh në spital për shkak të plagëve të marra, ndërkohë dy vajzat, njëra vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetra teksa ishte duke u transportuar për në spital.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku Audi luksoz model A8 ka dalë nga rruga, ka çarë hekurat e rrethrrotullimit pranë TEG dhe ka rënë në autostradën poshtë tij, ku ka aksidentuar një mjet tjetër. Tre personat që ndodheshin në të janë plagosur dhe ndodhen në spital.

LEXO EDHE: Aksidenti tragjik në mbikalimin e “TEG-ut”, identifikohen dy vajzat që ishin në makinë me 20-vjeçarin (EMRAT)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed