
Një 27 vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi akuzohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Emiljan Nikolli (Lleshaj), 27-vjeç, banues në Mamurras. Më herët i riu ishte dënuar parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.
“E. N. (Ll). 27 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 22.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur”, njofton Policia.
Sondazh
Poll