Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Iu iku nga duart’ 30 vjeçari Rilian Lala, SHÇBA procedon shtatë policë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

108f07490c40cedca0c9be3c91c17815

Shtatë efekticvët e Policisë së Shtetit, pjesë e Komisariatit nr.1 në Tiranë, janë proceduar, pas arratisjes dje të 30 vjeçarit Rilian Lala.

I arrestuar për “Armëmbajtje pa leje” më datë 2 janar, Rilian Lala u arratis mëngjesin e djeshëm në orën 08.00, teksa shoqërohej në një ambient tjetër të Komisariatit nr.1 për të dhënë shenjat e gishtave.

Mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit (SHÇBA), ka proceduar penalisht shtatë efektivët e policisë për shpërdorim detyre.

Njoftimi i plotë:

TIRANË – SHÇBA PROCEDON 7 PUNONJËS POLICIE PËR SHPËRDORIM DETYRE, PAS LARGIMIT NGA KOMISARIATI NR. 1 TË NJË TË ARRESTUARI

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë ka kryer veprimet e para hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 4 janar, ku shtetasi R.L., 30 vjeç, i arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje, në shoqërim e sipër nga Patrulla u largua nga ambientet e Komisariatit Nr. 1, teksa po kryheshin procedurat për marrjen e gjurmëve të gishtave.

Në vijim të veprimeve paraprake, nga dinamika në bazë të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pamjeve filmike, deklarimeve të marra punonjësve të Policisë, si dhe pas komunikimit me prokurorin e Prokurorisë Tiranë, SHÇBA ka referuar materialet procedurale në gjendje të lirë, për 7 punonjës policie:

  • Inspektor M.B., 60 vjeç, Trupë Shërbimi në Seksionin e Ruajtjes së Rendit dhe Patrullës së Përgjithshme;
  • Inspektor M.Xh., 53 vjeç, Nd/specialist në Zyrën e Informacionit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë;
  • Inspektor Gj.F., 51 vjeç, Nd/specialist në Zyrën e Informacionit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë.

Ata dyshohet se kanë shkelur procedurat standarde të punës të vendosura për rastet e shoqërimit të të arrestuarve/ndaluarve nga Dhomat e Izolimit në ambiente të tjera, duke mos zbatuar me korrektësi dhe duke sjellë si pasojë largimin e shtetasit R.L.

  • Inspektor A.D., 51 vjeç, Përgjegjës në Dhomat e Paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë;
  • Komisar R.Sh.,45 vjeç, Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë;
  • N/Komisar Gj.Gj., 47 vjeç, Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë.

Duke qenë në rolin e menaxherit ata kanë përgjegjësi për ushtrimin e kontrolleve dhe forcimin e disiplinës për zbatimin e rregullores së shoqërimit të të arrestuarve/ndaluarve në dhomat e shoqërimit, gjatë lëvizjes së tyre.

  • Inspektor F.K., 50 vjeç, Laborant i Policisë Shkencore në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë.

Në cilësinë e laborantit kriminalist, ka përgjegjësi të respektojë kërkesat e procedurave standarde gjatë marrjes së gjurmëve të gishtave në ambientet e Komisariatit ndaj shtetasve të arrestuar.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, në gjendje të lirë, duke iu referuar çdo funksioni për detyrat e shkelura dhe për pasojën e ardhur. Veprimtaria hetimore vijon në lidhje me dinamikën e mëtejshme të hetimit, duke synuar vlerësimin mbi detyrimet ligjore dhe përgjegjësitë e çdo punonjësi policie në çdo nivel bazuar në situatën konkrete, si dhe duke vlerësuar shkallën e mundshme të implikimit të strukturave, nëse ka patur të tillë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për zbatimin e ligjit duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet për vendosjen përpara ligjit të punonjësve që abuzojnë me detyrën.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img