Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Iu helmuan 180 banorë, Safet Gjici: Nuk kemi probleme me ujin e pijshëm, vetëm se është përzier me atë vaditës (VIDEO VIRALE)

Shkruar nga Newsbomb
Iu helmuan 180 banorë, Safet Gjici: Nuk kemi probleme me ujin e

Në Urgjencën e spitalit të Kukësit janë paraqitur me shenja helmimi 180 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se nga këta pacientë, 76 prej tyre janë fëmijë.

Kryebashkiaku Safet Gjici ka kërkuar nga autoritetet spitalore që të presin përgjigjen e analizave, përpara se të hedhin hipoteza për burimin e sëmundjes.

“Në fakt nuk është e vërtetë dhe po ju kujtoj se të gjithë ata, qoftë drejtues institucionesh, mjekë apo kushdo qofshin, apo rrjetet sociale, ose këta që bëjnë politika të mëdha në Kukës që janë dhe doktor, të abuzosh me një temë sensitive siç është uji i pijshëm, është e papranueshme. Ne e dimë që viroza e stinës s’është vetëm në Kukës, por ka edhe në Tiranë, raste të shtuara. Nuk ka lidhje fare me ujin e pijshëm. Një deklaratë që ka dhënë një mjek te spitali është keqkuptuar nga të gjithë ata që e kanë përdorur në rrjete sociale dhe politikisht. Patjetër që policia do bëjë hetimet e veta dhe do i marrë dhe analizat e ujit”, u shpreh Gjici.

Teksa po fliste për situatën, Gjici ka bërë një gafë, duke u shprehur se lagjia Mujë, ku është shënuar problematika, nuk ka probleme me ujin e pijshëm, por ka ndodhur një përzierje me ujin vaditës, ku sipas tij nuk përbën problem.

“Për lagjen Mujaa të cilën flisni ju, nuk është e vërtetë që ka problem me ujin e pijshëm, aty ka një problem që është përzier uji i pijshëm me ujin vaditës, duke ndërhyrë një nga banorët, që policia po heton atë rast. Po s’ka lidhje fare, uji është i pijshëm vetëm se është përzier me ujin vaditës. Na rezulton se uji i pijshëm është totalisht brenda normave dhe analizave. Drejtoria e Ujësjellësit është në krye të detyrës”, ka thënë Gjici.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll