Hapësire reklamuese

Aktualitet

Iu gjetën simbole “të çuditshme” në trup, profesori: 23 vjeçarja nga Delvina ka qenë pjesë e një rituali, ka tentuar të dalë nga rrjeti dhe e vranë

Shkruar nga Newsbomb

Profesori i Profilizimit Kriminalistik Ervin Karamuça, thotë se 23 vjeçarja nga Delvina që ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe që në trup iu gjetën simbole “të çuditshme”, ka qenë pjesë e një rituali fetar që mund të jetë i panjohur në Shqipëri.

“Unë them ky është ritual. E kuqja është gjak. Nuk e di çfarë ekspertize kanë bërë te mjekësia ligjore. Nuk ka literaturë në Shqipëri për këto. Jam i bindur që i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Nuk e përcaktojmë dot nëse ka qenë magji e zezë apo e ndonjë rituali që kemi ne këtu”, është shprehur profesori.

Më tej, ai tha se Evgjeni Baxho mund të ketë tentuar të dalë nga “ky rrjet” dhe është “hequr qafe”. “E ndjera do ketë tentuar të dalë nga rrjeti. Grupet janë të njëjta, ideologjitë janë të ndryshme. Kur tenton të dalësh nga grupi ata të heqin qafe”, tha Karamuça në Abc neës.

Ndërkohë, gazetarja Anila Hoxha që publikoi për herë të parë simbolet e mëposhtme, që ishin ën trupin e vajzës, janë shkruar para se ajo të ndërronte jetë. “Shenjat jane shkruar para se vajza të ndërronte jetë. Nuk janë tatuazhe. Janë shkruar para se vajza të ndërronte jetë. Autoritetet nuk njohuri në këtë fushë”, ka thënë Hoxha, shkruan newsbomb.al.

1- Lexo edhe: Delvina në zi, infeksioni në dhëmballë i pret jetën në mes 22-vjeçares
2- Lexo edhe: Zbulohen detaje TRONDITËSE nga vdekja e 23-vjeçares; kishte në trup shenja të bëra me lapostil
3- Lexo edhe: Vdekja misterioze e 23 vjeçares nga Delvina, daja: Nuk ishte besimtare e ndonjë feje
4- Lexo edhe: Iu gjetën në trup shenja me lapustilë, detaje të reja nga vdekja e 23-vjeçares, halla çon në polici një lap top dhe listë emrash
5- Lexo edhe: E FRIKSHME, publikohen fotot e shenjave të çuditshme që kishte në trup 23-vjeçarja

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll