Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Iu gjetën shenja okulte në trup, gazetarja ZBULON të tjera mistere brenda shtëpisë së 23-vjeçares: Simbole kishte dhe në letra, madje dhe objekte simbolike të panjohura

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë, të vdekjes së 23-vjeçares nga Delvina, Evgjeni Baxho.

Hoxha thotë se mjekët nuk kanë dalë ende në një përfundim, por që shumë shoejt do të dalin në përfundimin se ajo vdiq nga tromboza. Siç tha dhe gazetari Elton Qyno, infeksioni në dhëmballë jep temperaturë dhe kjo gjë mund të shkaktojë trombozë.

Anila Hoxha deklaroi në “Open” se në shtëpinë e saj, përveç simboleve në trup, u gjetën simbole në letra dhe gjithashtu objekte simbolike të çuditshme dhe të panjohura.

Anila Hoxha: Mjekët ligjorë ende nuk kanë dalë në një përfundim, por do të përcaktohet vdekje nga tromboza. Po priten dhe disa përgjigje bazuar në ekspertiza nga mjekësia ligjore. Janë marrë telefoni dhe lap topi. Këto do të hedhin dritë mbi komunikimet që ka patur. Agjentët e krimeve kanë marrë deklarata dhe nga një 28-vjeçar që ajo punonte në një kompani telefonike. Mendohet se është personi i fundit që e takoi dhe ka treguar se kishte 10 ditë që mungonte në punë dhe e kishte marrë në telefon. Ai i kishte kërkuar për kafe dhe ai tha se kishte zgjatur 15 minuta dhe vajza rrëmbimthi u çua nga tavolina dhe u largua. Ditët e fundit është mbyllur dhe rrjeti social facebook, nga të afërmit mendohet. Është marrë dëshmia e një mjeku sepse i janë gjetur disa ilaçe në shtëpi. Përveç simboleve që ajo kishte në trup kishte dhe simbole në letra, kishte dhe objekte simbolike. Ekspertët tanë e kanë të pamundur të përcaktojnë se çfarë do të thonë ato simbole. Nuk kanë komunikuar me ekspertë të huaj.

Elton Qyno: Infeksioni në dhëmballë dhe bajame jep temperaturë të lartë dhe ndaj ka pësuar trombozë. Ndaj ajo ka hyrë në një ritual duke mos u ushqyer. Pyetja shtrohet se kush ia ka vizatuar në shpinë simbolin? Dyshohet se ajo ka qenë brenda në shtëpi me një person tjetër dhe se ky person ia ka vizatuar këto simbole. Çfarë kemi lexuar në internet, tregojnë fuqinë dhe sakrifikimin. Fuqinë e vetë personit që i vizaton.

Lexo edhe: Gazetarja rrëfen historinë e frikshme të padëgjuar më parë: Gerti ishte ekonomist, u gjet i pajetë në pozicion lutjeje

Lexo edhe: Kriminologu ngre ALARMIN: Evgjeninë e kanë vrarë! Këto sekte në fillim të ofrojnë kurse anglishteje, bëjnë rituale me kafshë, pastaj…

Më shumë

spot_img
spot_img