Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Iu gjetën në furgon 123 mijë paund, togat e zeza lënë në burg 20-vjeçarin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për 20-vjeçarin Olsi Sefolli, i cili pak ditë më parë u arrestua, pasi iu gjetën në furgonin që vinte nga Anglia 123 mijë paund.

Mbi Sefollin rëndon akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Bëhet me dije se 20-vjeçari para togave të zeza nuk ka pranuar akuzat.

Kujtojmë që 20-vjeçari u arresta pak ditë më parë në portin e Durrësit. Ai punonte me furgon dhe bënte rrugën Angli-Shqipëri.

Ai fugon e bënte rrugën Angli-Shqipëri për herë të tretë, ndërsa dy herët e para ishte i pastër. Mjeti kësa here ishte me “pullë të kuqe” dhe duhet të kalonte në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Sasia e parave ishte futur në disa pako dhe çanta të vogla dhe ishin fshehur në pjesën e parakolpit. Fugoni është në pronësi të Guxim Sefollit, por nuk dihet nëse paratë ishin dërguar për të apo për dikë tjetër.

Më shumë

spot_img