Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Iu gjetën mitraloz e kallashnikovë në banesë, arrestohet Jani Trëndafili, dje ra në pranga djali i tij (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

377e0279bf3b5e523cefeeb682a759cc

Policia e Sarandës ka arrestuar poseduesin e armëve e municionit të sekuestruar dje në Finiq.

Bëhet me dije se sot ka rënë në pranga Jani Trëndafili, i cili ishte shpallur në kërkim, ndërsa ditën e djeshme u arrestua djali i tij Mihal Trëndafili.

Policia bën me dije se Jani Trëndafili është pronari i banesës në fshatin Dhrovjan, Finiq, ku u gjetën dhe u sekuestruan 10 armë zjarri dhe municion luftarak.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Dhrovjani”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacionit “Dhrovjani” të finalizuar ditën e djeshme, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e të atit të tij të shpallur në kërkim, shtetasi J. T., pronari i banesës në fshatin Dhrovjan, Finiq, ku u gjetën dhe u sekuestruan 10 armë zjarri dhe municion luftarak,” njofton policia.

Më shumë

spot_img